Sallë Dasmash

Urime për angazhimin tuaj! Faleminderit qe po shqyrtoni THE ONE events si vendin për festimin tuaj romantik.

Salla

Evente

Organizoni evente të llojeve të ndryshme si dasma, fejesa etj.

Ditelindje

Organizim datëlindjesh - festoni ditëlindjen tuaj në The One Boutique Hotel & Resort

Konferenca

Organizoni konferencat e juaja së bashku me kolegët tuaj në sallën tonë

Evente te ndryshme

Me nje hijeshi perrallore dhe stilin e përjetshëm e unik, THE ONE eshte bere zgjedhja e duhur e cifteve, per te festuar diten me te vecante te jetes se tyre.

Dita juaj e dasmës është aq unike dhe e veçante sic jeni dhe ju, prandaj ne në THE ONE events krenohemi me krijimin e një ditë intime dhe personale për të gjithë çiftet tona. Një ceremoni civile është një mundësi e shkëlqyer për ju për të shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin tuaj për njëri-tjetrin para shoqerise dhe familjes duke krijuar kujtime të veçanta që zgjasin per gjithe jeten.

Nëse jeni duke kërkuar për një përvojë ekselente, stafi ynë me eksperience mund tju ndihmoj të organizojni ditën e ëndrrave tuaja.

Si të ju vijmë në ndihmë çifteve të reja

Nëse jeni një nuse e ardhshme me siguri nuk dini nga t’ia nisni për planifikimin e dasmës. Fatmirësisht në ditët e sotme ekzistojnë njerëz dhe kompani që merren me planifikimin e dasmave duke ua bërë çifteve të reja gjithnjë e më të thjeshtë planifkimin e ceremonisë.

Megjithatë, shumë gjëra janë në dorën tuaj dhe është e rëndësishme që para se të filloni me planet e dasmës, të keni disa informacione që do t’jua lehëtsonin shumë punën.

Nga gjetja e sallës e deri te sekreti për t’i qëndruar buxhetit që keni paracaktuar, ja disa gjëra që duhet t’i dini patjetër nëse jeni një nuse apo dhëndër i ardhshëm.

Buxheti & planifikimi

Reduktojeni listën e të ftuarve vetëm në rrethin e njërzve më të afërt me ju. Në Shqipëri është pak e vështirë edhe për shkak të traditave, duke qenë se vendosesh në vështirësi për të ftuar të gjithë ata që të kanë ftuar. Megjithatë mendoni që një numër i shtuar të ftuarish, është shtim kostoje për ju. Do të duhet të shtosh më shumë karrige, ushqim, lule, ftesa etj.

E mira është që të merrni një planifikues dasmash, pasi ai do t’i menaxhojë gjërat në mënyrë të tillë që të qëndrojë brenda buxhetit që keni caktuar, duke reduktuar çdo shpenzim të panevojshëm. Na besoni që duke ia besuar dasmën një kompanie eventesh do t’ju shkojë më lirë.

Planifikimi

Mendoni gjatë për logjikën e dasmës – si do ta përjetojnë të ftuarit çdo moment, nga marrja e ftesave e deri tek ulja në tavolinë. Kur e shikoni gjithçka nga perspektiva e të ftuarve, zgjedhjet që do të bëni për dasmën tuaj do të jenë të sigurta.

Po ashtu, injoroni çdo traditë që mendoni se nuk ju përshtatet si çift. Bëni që gjithçka që do të ndodhë në dasmë do ta përfaqësojë më së miri atë që ju jeni. Kështu nuk do të pendoheni për asgjë.

Jini të qartë me ato që doni. Flisni me planiikuesit tuaj dhe tregojini çdo detaj që doni të përfshihet në dasmë. Askush nuk mund ta imagjinojë çfarë ka në mendjen tuaj, prandaj nëse doni që gjithçka të shkojë siç e keni ëndërruar, tregohuni të qartë për ato që doni.

Ftesat & Torta

Sigurohuni për numrin e saktë të ftesave që do t’ju duhen. Nëse kujtoheni që do t’ju duhen më shumë nga sa keni porositur, do të jetë një stres i shtuar për ju. Kush do një stres më shumë në ditën e dasmës?

Nëse buxheti jua lejon, porositni ftesa handmade, sigurisht që janë diçka unike që do t’u bëjë përshtypje të gjithëve që do ta marrin. Por nëse keni një buxhet të kufizuar, atëherë mos u shqetësoni aspak, edhe ftesat që s’janë të bëra me dorë mund të duken bukur.

Mos harroni, që para se t’i dërgoni për printim, duhet të jeni të sigurt që të gjitha informacionet që keni dashur të përcillni në ftesë të jenë të sakta dhe të plota.

Torta

Përqëndrohuni fillimisht te shija! Gjeni një profesionist tortash që di ta realizojë atë që doni dhe që jeni të sigurt që s’do t’ju zhgënjejë. Sapo të keni zgjedhur shijen, vendosni për pamjen e tortës.

Sigurohuni që ta adhuroni shijen e tortës suaj po aq sa edhe dizajnin. Torta është një ndër gjërat e para që të ftuarit vënë re dhe e fundit që shijojnë, kështu që mos e anashkaloni këtë pjesë.

Lulet & Salla

Lulet janë shumë të rëndësishme në një dasmë. Gjithmonë nëse buxheti jua lejon, floristi do të bëjë një punë të shkëlqyer për ta shndërruar dekorin në një përrallë. Fotografët i adhurojnë lulet në dasmë, pasi e bëjnë punën e tyre të duket një copëz arti.

Salla

Prenotojeni sallën shumë koha para, sidomos nëse dasma është në sezonin pranverë-vjeshtë. Mund të rrezikoni të mos gjeni asnjë datë të lirë.

Shikoni gjithmonë review-t e klientëve për sallat që do të zgjidhni, pasi mund të dalin të papritura që s’do t’ju pëlqenin. Sigurohni që paratë tuaja s’do shkojnë dëm, në një sallë që nuk ka kushtet që pretendon.

Nëse keni pyetje të tjera lidhur me dasma apo evente që doni të planifikoni, konsultohuni me menaxheret e THE ONE events